Secondary Adv

Tremujori i dyte pozitiv per hotelerine: Indeksi i shitjeve u rrit me 7,0 per qind

Sektori i hotelerisë pati rritjen më të madhe si në shitje dhe fondin e pagave në tremujorin e dytë të vitit 2019, nxitur nga rritja e numrit te turistëve të huaj.

 

Indeksi i shitjeve të hoteleve shënoi rritje 7,0% në tremujorin e dytë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,3% dhe fondi i pagave u rrit me 14,3%. Treguesit mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikleta; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; Bar-Restorante; informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi. Në tregtinë me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave shënoi rritje te shitjeve me 2,9%, numri i të punësuarve shënoi rritje 3,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe fondi i pagave shënoi rritje 6,6%. 

 

Transport, Magazinimi dhe Posta shënuan rritje te shitjeve me 0,6%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Numri i të punësuarve shënoi rritje 1,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe fondi i pagave u rrit me 2,9%. Bare dhe Restorantet shënuan rritje të shitjeve me 4,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,8% dhe fondi i pagave u rrit me 12,5%. 

 

Indeksi i shitjeve në sektorin në sektorin e Informacionit dhe Komunikimi shënoi rritje 2,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018 dhe numri i të punësuarve shënoi rritje 17,5%. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,0%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Aktivitetet ne Arkitekture dhe Inxhinieri shënuan rënie të shitjeve me 33,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i të punësuarve shënoi rritje 8,4 % dhe fondi i pagave u rrit me 0,4%. Agjencitë e udhëtimit shënuan rritje shitjeve me 5,6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Numri i të punësuarve shënoi rritje me dhe fondi i pagave u rrit me 12,4%./Balkanweb


Më të lexuarat